Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tjetër hap fals i Barcelonës, dygolëshi i Suarez nuk sjell fitoren

schedule18:55 - 27 Qershor, 2020

schedule 18:55 - 27 Qershor, 2020

Barazim spektakolar në sfidën Celta Vigo-Barcelona. Sfida u mbyll 2-2, një rezultat që gëzon ekipin vendas dhe Realin e Madridit, që mund të ngjitet i vetë në krye nëse fiton përballë Espanyol.

Katalanasit kaluan dy herë në avantazh me anë të Luis Suarez, por skuadra galiciane ia doli në të dy rastet të barazonte takimin. Bomberi uruguaian u rikthye te goli pas një kohe të gjatë dhe realizoi dy të tillë sot.

Në të dy rastet mori asiste nga Leo Messi. Rusi Smolov dhe Iago Aspas ishin autorët e golave për Celtan, që mori një pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Barcelona ëstë ngjitur përkohësisht në krye me 69 pikë, një më shumë se Reali që ka luajtur një ndeshje më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!