Tjetër gol në Rusi dhe është sërish ekipi mik që feston. Leipzigu ka shënuar golin e dytë kundër Zenitit në minutën e 63-të dhe është shumë afër sigurimit të fitores. Austriaku Sabitzer mori një asist nga Forsberg, veproi shpejt në zonë, shmangu portierin Kerzhakov dhe dërgoi topin në rrjetë.
Kjo fitore e ngjit ekipin gjerman në krye të grupit G me 9 pikë pas javës së katërt. Zeniti dhe Lyon ndjekin me nga katër pikë, teksa në fund renditen portugezët e Benfikës me vetëm një fitore të arritur. /abcnews.al