Derbi është i paparashikueshëm, në çdo lloj momenti. Edhe në kohë pandemie, edhe kur një ekip ka pese lojtarë të infektuar me COVID-19. Partizani e Tirana japin gjithçka në fushë dhe në fund fitojnë tifozët, që panë spektakël në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1.
Te Tirana ia kishin frikën dhe u ndodhi ajo që prisnin, pasi Partizani luajti mirë dhe pati disa raste shënimi në pjesën e parë. Ngoo dhe Hoxhallari iu afruan golit për Tiranën, por ai që e zhbllokoi sfidën ishte William Cordeiro.
Tirana nuk kishte çfarë humbiste dhe Egbo bëri disa zëvendësime dhe nga stoli doli edhe goli, nga Ernest Muçi, i cili shënoi dhe puthi stemën, në një gol që mund të ketë vlerën e titullit kampion. Në fund pati edhe tension, teksa kamerat kapën një moment ku kishte shumë njerëz të grumbulluar në tunel. /abcnews.al
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Solomon (Cara 56’), Broën (Llanaj 85’), Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani
TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muça (Ismajgeci 86’), Hoxhallari, Batha, Çelhaka (Sidibe 86’), Cobbinah, Cale, Torassa (Mucci 86’), Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
GJYQTARË: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Nertil Bregasi, Doriando Myftari; Gjyqtarë linje: Kreshnik Barjamaj; Klajdi Kola
Kartonë të verdhë: Broja 64’, Telushi 71’ / Ccelhaka 20’, Batha 67’, Torassa 71’