Tirana ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme dhe tepër të thellë ndaj një kundërshtari të fortë si Egnatia me rezultatin 0-5.
Bardheblutë arritën të shënonin golin e parë në minutën e 25’, ku Haxhiu ishte autori i golit dhe vetëm ai ka mjaftuar në 45 minutat e parë për kër këtë rezultat.
Në pjesën e dytë ndodhën më pas të gjitha të tjerat. Egnatia ndëshkohet me kartonin e kuq në minutën e 67’, pasi Aleks ndërhyn ashpër ndaj Latifit.
Që nga ai moment Tirana fillon të luajë tenis me rrogozhinasit. Në minutën e 67’ ishte Latifi i cili shënon për rezultatin 0-2. Pak minuta më vonë, në të 74’, Haxhiu trefishon shifrat. Por nuk mjafton me kaq, pasi në të 84’ konfirmohet goli i katërt i Abazaj dhe në të 87’ Latifi i jep shuplakën Egnatias.
Me këtë rezultat, Tirana shkon në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parë me 37 pikë./h.ll/abcnews.al