Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tirana bën detyrën dhe marshon, Kastrioti “kapitullon” me Bylisin

schedule15:39 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 13 Dhjetor, 2020

Tirana ka bërë detyrën kundër Apolonisë, duke fituar me rezultatin 3-0, kurse në Ballsh më në fund ka festë. Bylisi i është gëzuar fitores së parë ndaj Kastriotit, që këtë herë u mposht me rezultatin e ngushtë 2-1.

Kampionët e vendit dominuam ne Apoloninë dhe patën raste të shumta në pjesën e parë, por nuk shënuan dot. Në të dytë Ismajlgeci zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Idriz Batha dhe Ernest Muçi realizuan edhe dy herë të tjera dhe i dhanë tre pikë me vlera bardhebluve.

Fitorja e dytë radhazi për Tiranën, që ngjitet në vendin e katërt për momentin. Në ndeshjen tjetër në Ballsh gjithçka nisi me një gol të shpejtë. Ndreca ndëshkoi Hidin fillimisht, ndërsa më pas krutanët falën edhe golin e dytë.

Mehmetllari nuk gaboi dhe shënoi. Kastrioti gjithsesi nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së parë realizoi golin që hapi ndeshjen. E dyta ishte mjaft e luftuar. Miqtë në minutat e fundit u hodhën në sulm për të barazuar, por pa sukses, edhe pse rastet i patën. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 8
E diel, më 13 dhjetor, ora 13:45
Tirana-Apolonia 3-0

Shënues: Ismajlgeci 49′, Idriz Batha 77′, Muçi 87
Bylisi-Kastrioti 2-1
Shënues: Ndreca 7′, Mehmetllari 18′ / Devid 42′

87′ Ernest Muçi realizon edhe golin e tretë për Tiranën dhe arkëton fitoren e bardhebluve kundër Apolonisë

https://streamable.com/o3q47o

77′ Idriz Batha nuk fal pas një pasimi perfekt të Muçit. Kapiteni ndëshkoi Apoloninë për të dytën e herë.

https://streamable.com/9lxgug

49′ Tirana në epërsi kundër Apolonisë. Skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede e nderon mbrojtësi Ismajlgeci

42′ Braziliani Devid ngushton shifrat në Ballsh dhe Kastrioti futet në lojë sërish. Sulmuesi e mori topin mirë në zonë dhe gjuajti saktë

https://streamable.com/pnibdh

18′ Gabim i mbrojtjes së Kastriotit dhe Mehmetllari shënon në portën e miqve, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Bylisit.

https://streamable.com/6uka7v

7′ Edison Ndreca realizon për skuadrën e Bylisit, duke mposhtur portierin Isli Hidi. I vetëm me të, futbollisti mirditor e ka çuar topin në rrjetë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!