Chelsea po kryeson 0-1 kundër Rennes. Sfida e grupit E në Champions League, është zhbllokuar në minutën e 22-të. Hudson-Odoi mori një asist të mrekullueshëm nga Mason Mount, marshoi i vetëm drejt portës dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Fitorja e sotme sjell kualifikimin e ekipit anglez, teksa avantazhi mund të kishte ardhur në minutën e katërt. Timo Werner kishte një mundësi ideale për të gjetur golin, por goditja e tij nga fare pak metra larg portës përfundoi jashtë.
Hudson-Odoi hodhi një top në zonë dhe sulmuesi gjerman, i cili ishte i vetëm para portës kundërshtare, nuk ia doli të gjente golin. Për fat të mirë, shoku i tij i skuadrës nuk gaboi 18 minuta më vonë dhe Chelsa vazhdon të udhëheqë ndeshjen. /abcnews.al