VIDEO/ “Tigri” brazilian “hero” ndaj Osasuna, Vitor Roque rikthen “Katalanasit” te fitorja

schedule20:56 - 31 Janar, 2024

schedule 20:56 - 31 Janar, 2024

Jo më kot “Katalanasit” derdhën plot 40 milionë euro, në arkat e Athletico Paranaense për një talent si ai. Djemtë e teknikut Xavi janë rikthyer më në fund te fitorja, duke hedhur kështu pas krahëve dy humbjet e fundit të pësuar në Kupë e kampionati, teksa në “Estadi Olimpic Lluis Companys” kanë mposhtur skuadrën e Osasuna, me rezultatin minimal, 1 me 0.

Goli që i dhuroi fitoren “Blaugranave”, në përballjen e prapambetur të javës së 20-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga erdhinga i ashtuquajturi “Tigri” brazialian, Vitor Roque, me 18-vjeçarin, që u mjaftua me vetëm 1 minutë në fushën e blertë, teksa pas një krosimi të bukur të “luzitanit”, Joao Cancelo kërcen papritmasi duke gjetur golin e tij të parë me fanellën “Kuqeblu”, si dhe duket i dhuruar skuadrës së tij 3 pikët e arta.

Falë këtij rezultati pozitiv, Barcelona ngjitet sërish në vendin e 3-të të tabelës, ku tashmë numëron plot 47 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 3 pikësh me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, si dhe duke qëndruar plot 7 pikë pas “Galaktikëve” të Real Madrid. Në krahun tjetër, Osasuna mbetet në vendin e 12-të me 26 pikë, pas 22 javëve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: