Atletico Madrid mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj Real Sociedad me shifrat 2-1, duke i shkuar akoma më pranë titullit kampion. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone, që ishte i kënaqur, por nënvizoi se ndeshja duhej mbyllur më shpejt dhe s’duhej rrezikuar në fund.
“Pjesa e parë ishte shumë, shumë e mirë, luajtëm me shpejtësi dhe intensitet, që nuk e bëmë dot në ndeshje të mëdha. Gjëja e rëndësishme është se si përfundojnë ndeshjet, njerëzit gjithmonë duan të shohin më të mirën prej nesh dhe nuk është e lehtë.
Ka shumë angazhim, është shumë vit i vështirë, shumë i vështirë për të gjitha ekipet. Na u desh të përballeshim me shumë probleme para se të arrinim në këtë pikë. Nuk duhet të vuajmë kaq shumë kur krijojmë aq shumë raste për të shënuar. Kujtoj ndeshjen me Levanten, kur ishim 2-0 dhe u bë 2-1.
Të merren mendtë në të tilla ndeshje. Nuk finalizuam mirë në sulm dhe në fund loja u bë e vështirë. 50 ndeshjet e Koke? Kur erdha ai ishte drejt largimit te Malaga. E pashë në një video dhe i kërkova të qëndrojë. E bëri dhe nisi të punojë fort, kur në skuadër ishin Diego dhe Arda Turan.
https://twitter.com/FootballChamp0/status/1392586449350967297
Diego u largua dhe ai u fut në formacion. Është kapiteni ynë, një lojtar shumë i rëndësishëm dhe pikë referimi në lojën tonë. Festa e tifozëve jashtë stadiumit? Ishte shumë emocionuese kur filloi ndeshja dhe tifozët nisën të këndonin. Ne kemi nevojë për ata, e di që është e vështirë për për qeverinë, por futbolli ka nevojë për tifozët”, u shpreh Simeone. /abcnews.al