Rinovimi i Kylian Mbappe me PSG la me “gisht në gojë” Real Madrid, skuadër që kishte arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin francez, por ky i fundit zgjidhi milionat e ofruara nga parizienët.
Një refuzim që ka lënë një shije të hidhur në Spanjë te çdo tifoz i mundshëm madrilen, të cilët nuk iu del inati me Mbappe.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez teksa lëvizte në rrugë, disa tifozë e kanë filmuar dhe në video dëgjohet një fans që i thoshte “mos firmos më me Mbappe”.
Numri një i klubit është i prerë në përgjigjen e tij, pasi dëgjohet t’i thotë tifozit “i gjori, tashmë do t’i vijë keq”!
“Florentino no nos traigas a Mbappé ya eh.”
Florentino: “Pobre hombre estará ya arrepentido.” pic.twitter.com/MaEqDUQffb
— 7 (@EdenMadriz) June 18, 2022
/f.a/abcnews.al