Të mërkurën në orën 21:00, në “Air Albania” do të luhet për herë të parë një finale e një kompeticioni Europian, Conference League, teksa përballë do të vihen Roma dhe Feyenoord.
E kur jemi vetëm dy ditë përpara këtij takimi të rëndësishëm, tifozët e skuadrës holoandeze kanë zbarkuar në kryeqytet, për të qenë në mbështetje të ekipit të tyre.
Tifozët janë bërë bashkë në “Rrugën e Salës” teksa nuk ngurojnë të këndojnë e duartrokasin për skuadrën e tyre, duke ndezuar kështu edhe përballjen e Conference League.
/f.a/abcnews.al