Pak çaste më parë, u mbyll sfida mes Lazios dhe Celtic, sfidë që u luajt në kryeqytetin italian dhe ishte e vlefshme për raundin e katërt të UEFA Europa League. Tifozët e Lazios njihen për prolematikat e shumta të tyre, si në ndeshjet brenda, ashtu dhe në transfertë.
Me tifozerinë e Celtic, nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira dhe gjithçka krisi disa ditë më parë, kur Lazio luajti në transfertë përballë kampionëve të Skocisë. Tifozeria e kaltër bëri gjeste raciste në rrugë dhe u sulmuan nga tifozët e Celtic. Ndërsa sot, duket se iu është kthyer resto.
Dy tifozë të Celtic kanë mbetur të plagosur me thikë në ambientet rreth stadiumit dhe policia ka rrethuar menjëherë vendngjarjen. Nga raportimet e para, dy të sulmuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë disa dëmtime serioze në trup. Ngjarje të shëmtuara mes dy tifozerive dhe UEFA pritet të marrë disa vendime të ashpra./abcnews.al
Police outside Flann O’Brien pub In Rome where two Celtic fans stabbed. Understood injuries not life threatening. Investigation underway. pic.twitter.com/4YdmPx2aoq
— Chris McLaughlin (@BBCchrismclaug) November 7, 2019