VIDEO/ Tifoz “i çmendur” i Boca Juniors, merr plagë të shumta në trup vetëm për të kaluar gardhin me tela

schedule09:49 - 2 Shkurt, 2023

schedule 09:49 - 2 Shkurt, 2023

Para fillimit të ndeshjes së Boca Juniors kundër Atletico Tucuman, një tifoz tentoi të kalonte nga tribuna e mesme në atë më të ulët, duke u ngjitur në barrierën e tribunës e cila ishte e rrethuar me një gardh me tela me gjemba.

Ai u pësoi dëmtime të konsiderueshme, duke plagosur njërin nga krahët, trupin dhe kokën.

Ai u dërgua menjëherë me barelë për tek ambulanca, me ndihmën e sigurisë private të stadiumit dhe oficerët e policisë. Ai arriti ta kalonte gardhin, por mbeti gjysmë i zhveshur dhe i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve vendase, ekipi i urgjencës e ka dërguar tifozin e Boca Juniors në spitalin më të afërt./h.ll/abcnews.al