Tjetër gol në Hungari-Francë, ndeshje e grupit F në Euro 2020. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kombëtares vendase, por kampionët në fuqi të botës ia kanë dalë të gjejnë golin e barazimit.
Minuta e 66-të, asisti i Kylian Mbappe nga krahu i djathtë, një mbrojtës i Hungarisë nuk e largon mirë topin dhe aty përfitoi Antonio Griezmann, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
https://streamable.com/3vdd1y
Tifozët francezë të pranishëm në “Puskas Arena” në ekstazë dhe barazim 1-1. Ky ishte goli i parë në Euro 2020 për sulmuesin e Barcelonës. /abcnews.al