Video/Thirrje raciste kundër shqiptarëve në ndeshjen e Handball-it

schedule15:46 - 3 Qershor, 2019

schedule 15:46 - 3 Qershor, 2019

Skuadra e Handball-it “Vardar” e Maqedonisë së Veriut është shpallur kampion Evrope. Dhe në këtë  rast nuk kanë munguar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Komiteti i Helsinkit konfirmoi me anë të një deklarate për mediat, se janë depozituar një numër i madh denoncimesh

Në këtë mënyrë, tifozë të ashtuquajtur “Komitët” kanë festuar titullin e dytë të Klubit të Hendbollit “Vardar” në Ligën e Kampionëve. Sikurse disa herë tjera, edhe kësaj radhe do të këndohen këngë për “shqiptarët e mallkuar”, do të kërkohen “komora gazi” por do të ketë kërkesa edhe për “Maqedoni të pastër”.

 

Nuk do të kursehen as edhe veturat me tabela të Kosovës, të cilët kishin ardhur në Shkup në Koncertin e këngëtarit Sting. Përmes një komunikate Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut njofton se në adresë të këtij komiteti kanë arritur një numër i madh i denoncimeve për gjuhë të urrejtjes nga ana e grupeve të tifozëve në sheshin e Shkupit, por edhe në rrjetet sociale. Siç njoftohet, veprime të ngjashme janë regjistruar edhe në qytete tjera të vendit. Nga Komiteti i Helsinkit njoftojnë se denoncimet e paraqitura do tu dorëzohen institucioneve kompetente.

Ndërkaq, në Buletinin policor thuhet se mbrëmë prej orës 20:10 deri në 23:50 gjatë kohës së festimeve janë dëmtuar disa vetura, një person ka marrë plagë nga fishekzjarrët kurse njësiti ‘Alfa” ka ndaluar pesë të mitur të moshës 14-17 vjeç, siç thuhet të gjithë nga Shkupi.

Ndërkohë, në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit është vendosur që të shpërblehen handbollistët e Vardarit me 6 milion denarë, kurse për pritjen në sheshin e Kryeqytetit janë ndarë 2 milion denarë. Qyteti i Shkupit gjithashtu ka ndarë edhe 39.500 euro që të sigurojë një fluturim të posaçëm nga Këlni për në Shkup./ABC News Albania 24/7