VIDEO/ Tërmeti i forti goditi Turqinë Lindore, tre ndërtesa u shembën

schedule11:39 - 16 Tetor, 2024

schedule 11:39 - 16 Tetor, 2024

Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi mëngjesin e sotme Turqinë Lindore. Kjo ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave të Turqisë tha se thellësia e tërmetit ishte 10.07 lm.

Ndërkohë lëkundjet u ndjenë kryesisht në qarqet fqinje të Elazig dhe Diyarbakir, por edhe në rajonin më të gjerë, në Kahramanmaras, Erzincan, Tunceli dhe Antiyaman.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya theksoi se deri më tani janë raportuar tre shembje ndërtesash në provincat Elazig, Malatya dhe Sanliurfa.

Ai shtoi gjithashtu se ekipet e reagimit emergjent janë në terren në zonën ku goditi tërmeti.

“Po ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me tërmetin, i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje” , tha ministri turk.

 

Sipas sizmologut Gerasimos Papadopoulos “kjo e sotme është një pasgoditje e tërmeteve të shkurtit 2023”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!