VIDEO/ Tërmeti 6.2 ballë tronditi Stambollin, qytetarët të frikësuar vendosen në zona të hapura

schedule13:09 - 23 Prill, 2025

schedule 13:09 - 23 Prill, 2025

Tërmeti i fortë më magnitudë 6.2 ballë ka goditur ditëm e sotme Stambollin. Pas këtij tërmeti të fortë, janë regjistruar edhe disa tërmete të njëpasnjëshme në vend.

Në videot e publikuara nga mediat turke, të momenteve të para të goditjes nga tërmeti, qytetarët janë parë në rrugë dhe të frikësuar, duke u vendosur në zona të hapura. Në një reagim të tij, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya siguroi se të gjitha ekipet ndodhen në gatishmëri të plotë.

Gjithashtu në një reagim të tij, edhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan tha se po ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me tërmetin që tronditi Stambollin.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!