VIDEO/ “Tërbohet” Al-Hilal, sauditët kapin vendin e parë të kampionatit me goleadë

schedule23:26 - 15 Shtator, 2023

schedule 23:26 - 15 Shtator, 2023

“Gjigandët” sauditë të Al-Hilal, duket se kanë marrë shumë seriozisht këtë edicion të kampionatit arab të futbollit, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje arritën fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e para të sezonit, teksa ende nuk njohin humbje.

Al-Hilal arriti një fitore “potente” 6 me 1, ndaj skuadrës së Al-Riyadh, me ndeshje që u mbyll praktikisht që në pjesën e parë, me vendasit që realizuan dy herë, fillimisht me Mitrovicin, nga pika e bardhë e penalltisë, më pas me Al Shahrani, në minutat 30’ e 45+4’.

Me fillimin e pjesës së dytë, “fantazisti” Nasser Al Dawsari, braziliani Malcom dhe “veterani” i mesfushës Salem Al Dawsari realizuan dhe 4 gola të tjerë të portën e kundërshtari, respektivisht në minutat 68’, 83’, 87’ e 95’, me 32-vjeçarin Salem, i cili realizoi një dopjetë, ndërsa për miqtë golin e nderit e shënoi Ali Al Zaqan në minutën e 96’ të sfidës.

Me këtë fitore, skuadra e Al-Hilal kap vendin e parë në renditje me plot 16 pikë pas 6 ndeshjeve të para, teksa ndiqet nga kampionët në fuqi të Al-Ittihad, të cilët kanë 1 pikë më pak se kryesuesit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!