VIDEO | Tërbohen te Roma pas humbjes me Torinon, a ishte kjo penallti?

schedule09:52 - 6 Janar, 2020

schedule 09:52 - 6 Janar, 2020

Roma u mposht mbrëmë nga Torino me rezultatin 0-2, në një ndeshje që u vendos nga sulmuesi Andrea Belotti. Goleadori italian i shënoi të dy golat në portën e verdhekuqve. Fundi i ndeshjes pati goxha polemika.

Kjo për shkak të penalltisë së dhënë për skuadrën nga Torino. Një prekje e topit me dorë nga Chriss Smalling u konsiderua e parregullt. Fillimisht atij i ra topi në trup dhe më pas e zhvendosi me dorë dhe për këtë arbitri akordoi penallti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!