Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, pati fatin të shmangë ndonjë incident pasi u sulmua nga tifozët që u futën në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese të Egjiptit për Kupën e Botës ndaj Sierra Leones.
Egjipti doli fitimtar, me Trezeguet që shënoi dy herë në fitoren 2-0 që i ka vendosur në krye të Grupit A me 6 pikë nga dy ndeshje.
Salah luajti 90 minutat e plota, por gjithçka nuk shkoi mirë. Tifozët vendas u futën në fushë duke dhuruar skena tronditëse në Sierra Leone.
Madje aty krisën edhe grushtet, pasi tifozët u përpoqën t’u afroheshin superyjeve, me disa që kishin synim të qartë Salah.
Me ndërhyrjen e stafit të sigurisë tifozët miq u larguan nga fusha e lojës.
Në fushë u fut edhe ushtria që formoi një rreth për të larguar drejt dhomave të zhveshjes një ndër sulmuesit më të mirë në planet./ h.ll/abcnews.al
??| Liverpool’s Mohamed Salah almost gets attacked by opposition fans who ran into the pitch during the match, Sierra Leone vs Egypt. ?
— TTS. (@TransferSector) November 19, 2023
Look at the security that Salah has around him ?pic.twitter.com/sNZcYbWIGJ
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) November 19, 2023