Një nga momentet më magjike në jetën e një vajze sigurisht që është propozimi për martesë.
Por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planit.
Kjo ka ndodhur me një djalë i cili kishte përgatitur një surprizë për t’i propozuar të dashurës së tij.
Ai e kishte çuar të dashurën në një varkë në përpjekje për të rikrijuar skenën e Titaniku-t.
Ai duket në video teksa ulet në gjunjë dhe bëhet gati për t’i propozuar.
Momenti kulminant i propozimit shkon keq pasi në këtë moment atij i bie unaza në det e në përpjekje për ta kapur bie dhe vetë.
Megjithatë fatmirësisht unaza ndodhej në kuti dhe kjo e ndihmoi atë të mos zhytej, ndërsa djaloshi u rikthye sërish në varkë, për të përfunduar atë që kishte nisur.
Epo pavarësisht gjithçkaje, duket se jo gjithmonë planet e bukura shkojnë mirë, megjithatë për ta edhe ky moment do të jetë një kujtim i bukur./Abcnews.al/