Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët.
Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme, pas rënies së alarmit, ata janë larguar pa marrë asgjë.
Sipas kamerave të sigurisë, ai tregon se janë 3 persona të maskuar, të cilët e kanë hapur dyqanin me kriko makine.
Herët e tjera që dyqani i tij është grabitur, Lytfiu tregon se ka pasur dëme të mëdha mbi 15 mijë euro; ai shpreson që kësaj here policia të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, pasi ky është një rast i përsëritur.
/abcnews.al


