VIDEO/ Tension në komisionin hetimor për sterilizimin, Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës

schedule11:41 - 9 Tetor, 2024

schedule 11:41 - 9 Tetor, 2024

Opozita ka filluar sërish tensionet në komisionet parlamentare, konkretisht, atë për sterilizimin.

Bashëkryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj Plarent Ndrecës, teksa ky i fundit nisi mbledhjen.

Vokshin e kanë lënë nervat dhe i ka hedhur Ndrecës mikrofonin, bashkë me dokumenta të cilat ai i kishte mbi tavolinë.

“Ju gjuhën e forcës njihni, nuk njihni argument”, i tha Ndreca, Vokshit.

Në mbledhjen e komisionit, nuk janë të pranishëm deputetët e opozitës./abcnews.al