Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Temperaturat e larta, policët shpërndajnë ujë për qytetarët dhe turistët

schedule18:57 - 21 Qershor, 2024

schedule 18:57 - 21 Qershor, 2024

Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, që arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihen punonjësit e  Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilët i ofrojnë shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve. Kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje ndaj efektivëve të policisë.



“Sot një prej ditëve më të nxehta!

Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!