I nxehti mbush plazhet, qytetarët zhvendosen në Durrës e Vlorë

schedule11:17 - 22 Qershor, 2024

schedule 11:17 - 22 Qershor, 2024

Këto ditë të nxehta fluksi i qytetarëve në plazhet e vendit është shtuar.

Temperaturat e larta që kanë pllakosur vendin….

Nuk janë vetëm vendasit frekuentuesit e plazhit të Durrësit. Shqiptarët e Kosovës i mbeten besnik vijës bregdetare të Durrësit.

Ata janë në Durrës prej gati një jave dhe arsyet që rendisin nisin nga çmimet e favorshme, tek pastërtia e përmirësuar këtë vit, krahasuar me vjet.

Fluks të shtuar peshuesish janë shënuar edhe në Plazhin e Vlorës.

Kjo për shkak të temperaturave jo të zakonshme në këtë qershor por edhe fundjavës, kur jo vetëm qytetarët e Vlorës i drejtohen bregdetit por edhe të huaj.

Ky numër i rritur ka sjell edhe trafik të rënduar në Vlorë, kryesisht në rrugën trans ballkanike, në Skelë dhe Lungo Mare.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!