Në kohën kur fletët e votimit vazhdonin të numëroheshin në disa shtete kryesore të SHBA, presidenti Donald Trump bëri akuza të pabaza se zgjedhjet presidenciale po i vidheshin atij.
Kjo bëri që disa rrjete televizive amerikane ta ndërpresin fjalimin e tij më 6 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.
Siç shihet në video, MSNBC përmes moderatorit Brian Williams ndaloi transmetimin e fjalës së Donald Trump teksa ky i fundit thoshte; “Nëse numëron votat e ligjshme, unë fitoj shumë lehtë”.
Ndërprerja e transmetimit erdhi pas rreth 1 minute nga nisja e konferencës së Trump ndërsa moderatori Williams tha:
“Këtu jemi përsëri në pozicionin e pazakontë të jo vetëm ndërprerjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara por të korrigjimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara”, e më pas vijoi bisedën në studio me lajmet të tjera.
n.d./abcnews.al