ABC News ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes këtë të mërkurë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 54-vjeçar.
Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC News se Agron Puka është qëlluar me breshëri automatik pranë një shkolle në Rrilë.
Sipas informacioneve paraprake autori ka qëlluar sapo i plagosuri ka lënë fëmijët tek një shkollë në Rrile të Lezhës. Dyshohet se autori i plagosuri kanë pasur një konflikt dy ditë më parë.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi Agron puka 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al