ABC News ka siguruar pamjet nga vendngjarja në Shkodër, ku ndodhi një vrasje e dyfishtë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, teksa është vendosur perimetri i sigurisë në zonë.
Paraprakisht, dyshohet se një person ka qëlluar të dashurën e tij, e më pas veten. Mbetet ende e paqartë motivi i ngjarjes.
“Ndodhem në lagjen Mark Lula. Brenda një automjeti, ka qëlluar të dashurën e tij, bashkëjetuesen, e më pas veten. Lajmet janë kontradiktore, herë kemi të bëjmë me dy viktima, herë me një viktimë e një të plagosur. Ende nuk kemi identitetet e personave, janë duke vijuar hetimet. Kemi informacione se njëri nga dy personat është në gjendje të rëndë për jetën, por kemi edhe informacione se kemi dy viktima. Është ende e paqartë”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al