Të shtëna me armë janë shënuar këtë mbrëmje në Vjenë, Austri, ndërsa dyshohet për sulm terrorist. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës kryesore të komunitetit hebre dhe Shul.
Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.
Sipas raporteve fillestare, duket se një person i armatosur qëlloi në drejtim të Shul, i cili është mbyllur gjatë javës.
Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit. “Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.
#Wien #Vienna #Austria #Schisserei pic.twitter.com/K22OXLnQh2
— Georgia_HGrabar (@GHG19hr) November 2, 2020
g.v/abcnews.al