VIDEO/ “Të shoh njëherë fëmijët dhe pastaj të vdes”, Hygeia dhe Piranjat tentojnë mrekullinë me Artanin! A do t’i kthehet shikimi?

schedule21:52 - 30 Tetor, 2022

schedule 21:52 - 30 Tetor, 2022

“Piranjat’ të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë rikthyer këtë të diel historinë e Artan Projit, burrit i cili ka humbur shikimin.

Të gjithë e mbani mend historinë prekëse të sezonit të shkuar të transmetuar në “Piranja”, atë të një burri me dy fëmijë, i cili kishte humbur shikimin dhe që ëndrra e tij më e madhe ishte që të shikonte njëherë të vetme djalin dhe vajzën e tij.

Gazetarja e “Piranjave” Aida Topalli ka udhëtuar sërish drejt fshatit ku jeton Artani për t’i dhënë atij lajmin e mirë se mjeku i spitalit “Hygeia” Mynyr Hasani, është shprehur i gatshëm për t’i bërë disa vizita të syrit dhe më pas të ndërhyjë për të bërë një mrekulli.

Vizita e Artanit në spitalin “Hygeia” është një emocion i9 veçantë pasi ai prek me fjatë e tij ndërsa thotë se “Të shihja njëherë fëmijët e mi si janë dhe pastaj le të vdes”.

Pas ekzaminimeve të bëra në spitalin “Hygeia” duket se sytë e Artanit janë më të dëmtuar se nga mendohej, por megjithatë mjekët e këtij spitali kanë vendosur që të ndërhyjnë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’i rikthyer Artanit dritën e syve.

Se çfarë do të ndodhë me Artanin dhe a do të jetë e lumtur historia e tij, kjo mbetet për tu parë në javët pasardhëse të emisionit “Piranjat”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!