VIDEO/ Te Roma nuk funksionon më asgjë, i mund edhe Sampdoria e Ranierit

schedule22:40 - 2 Maj, 2021

schedule 22:40 - 2 Maj, 2021

Të humbasësh 6-2 një gjysmëfinale, aq më tepër nëse e ke mbyllur pjesën e parë në avantazh, është një goditje e rëndë nga e cila të duhet kohë ta marrësh veten. Kështu i ka ndodhur Romës, që u turpërua nga Manchester United në Europa League.

Ekipi i Fonsecas humbi edhe sonte. Sampdoria i mposhti 2-0 Marash Kumbullën me shokë (mbrojtësi shqiptar u rikthye titullar). Adrien Silva kaloi vendasit në avantazh në limitet e pjesës së parë, ndërsa Jakub Jankto vulosi fitoren e Sampdorias në mesin e fraksionit të dytë të takimit.

Dy minuta më vonë, VAR-i anuloi golin e spanjollit Mayoral në krahun tjetër, ndërsa Edin Dzeko humbi një penallti pak minuta më vonë, për të konfirmuar momentin e errët që po kalon skuadra kryeqytetase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!