Real Madridi ka shkatërruar Leganesin me rezultatin e thellë 5-0. Ishte Rodrygo ai që hapi serinë e golave, në minutën e shtatë të sfidës. Një minutë më vonë, Toni Kroos dyfishon për “Los Blancos”. Goli i tretë do të vinte në minutën e 24-ët, me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Nga pika e bardhë do të shënonte dhe Karim Benzema, në minutën e 69-të, për t’i çuar shifrat në 4-0. Në sekondat e fundit, do të kishte kohë dhe për një gol të Luka Jovic, që vendos rezultatin final të sfidës në 5-0./abcnews.al
La Liga, java 11
Real Madrid – Leganes 5-0
Rodrygo 7′, Kroos 8′, Ramos (p) 24′, Benzema (p) 69, Jovic 90′