Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi ka kërcënuar me jetë radikalistin fetar, Luigj Marku pasi ky i fundit ka shpërthyer në ofendime në rrjete sociale. Në një video që është bërë virale në rrjet, lezhjani dëgjohet duke sharë prindërit e reperit me fjalë banale.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga reperi, i cili dhe pak ditë më parë dhunoi ish anëtarin e TBA-së, BMT, pasi e ofendoi nga familja. Stresi e ka kërcënuar publikisht duke thënë se “do i presë fytin”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin, ku mendohet se jeton 36-vjeçari, dhe do e bëjë copa-copa live.
“Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin atij p*** r****i! Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”, është shprehur reperi.