VIDEO/ Të mëdhenjtë e Serie A nuk falin, Milani “masakron” Torinon

schedule22:39 - 12 Maj, 2021

schedule 22:39 - 12 Maj, 2021

U luajtën sot tetë ndeshje të javës së 36-të të Serie A, kur nuk pati surpriza të mëdha dhe skuadrat favorite bënë detyrën dhe fituan sfidat e tyre. Juventusi nuk luajti në mënyrën më të mirë, por arriti të marrë një fitore me shumë vlera ndaj Sassuolos, me shifrat 1-3 në transfertë.

Golat për Juventusin u shënuan nga Adrien Rabiot, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Ndërkohë, Milani ka “masakruar” Torinon në transfertë, duke marrë një nga triumfet më të thella në historinë e Serie A.

Kuqezinjtë fituan me shifrat 0-7, duke bërë një nga ndeshjet më të mëdha të këtij sezoni. Theo Hernandez shënoi dopietë, Ante Rebic tripletë dhe tabelën e golashënuesve e plotësuan Diaz dhe Kessie. Interi nuk e uli ritmin sot dhe fitoi me shifrat 3-1 ndaj Romës së Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i kombëtares e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Lazio mori një fitore me shumë vlerë falë golit të shënuar në minutën e fundit. Atalanta fitoi me shifrat 2-0 ndaj Beneventos. Berat Gjimshiti u fut në fushë në nisje të pjesës së dytë.

Pas javës së 36-të gara për Europën mbetet shumë e fortë. Atalanta dhe Milan mbajnë vendet 2 dhe 3 me nga 75 pikë dhe ndjekin Napoli dhe Juventus, respektivisht me 73 dhe 72 pikë. /abcnews.al