VIDEO/ “Të magjishëm” në transfertën e Aston Villa, “Djajtë” e United të pamposhtur në vitin 2024

schedule19:31 - 11 Shkurt, 2024

schedule 19:31 - 11 Shkurt, 2024

Vazhdojnë ende të jenë të pamposhtur për këtë vit kalendarik. “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, duke sikur janë rikthyer në ditët e tyre të lavdishme, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur një fitore të madhe, ndaj skuadrës së Aston Villa, duke i mundur këta të fundit, në “fortesën” e tyre, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht “Djajtë” e Ten Hag, të cilët gjetën rrugën e rrjetës, që në minutën e 17’-të të lojës, falë “bomberit” danez, Ramus Hojlund, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin 0 me 1, pavarësisht rasteve të shumta, për të barazuar sfidën, nga vendasit e Aston Villa.

Mirëpo, barazimi do të vinte vetëm në fraksionin e dytë të lojës, ku në minutën e 67’-të të sfidës, braziliani Douglas Luiz dërgon topin në rrjetën e Onana, por nuk mbaron me kaq. Teksa gjithçka po anonte mes barazimit dhe fitores së vendasve, të cilët nuk reshtën së sulmuari, “shkatërruesi” skocez, Scott McTominay bën sërish rolin e golashënuesit dhe pas një krosimi të Dalot dërgon topin në rrjetën e Martinez, për të “vulosur” fitoren e “Djajve”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Manchester United e mbyll javën e 24-t, të Premier League, në kuotën e 41 pikë, duke krijuar kështu një shkëputje prej 5 pikësh nga ndjekësit e tyre më të afërt e duke qëndruar vetëm 5 pikë larg, zonës së kupave të Evropës. Ndërkaq, skuadra e Aston Villa mbetet në vendin e 5-të të tabelës, me 46 pikë, 1 më pak se skuadra e Tottenham, teksa është ende në lojës, për një biletë të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: