VIDEO/ Tani me edhe me fotografi: Si e pësuan “të fortët” me makina luksoze

schedule15:16 - 24 Janar, 2020

schedule 15:16 - 24 Janar, 2020

Policia Rrugore i ka hequr patentën për periudha të ndryshme kohore plot 905 shoferëve brenda 24 orëve të fundit në vend. Masat drastike janë marrë pas aksidenteve të ditëve të fundit duke sjellë një bilanc lufte në Shqipëri.

Heqjet e patentave janë bërë për shkak të shpejtësisë së lartë të drejtuesve të mjeteve rrugore. Pjesa më e madhe e shoferëve të gjobitur janë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Gjatë operacionit policia ka përdorur radarë të sofistikuar që mat shpejtësinë dhe fotografon shkelëit e rregullat e qarkullimit rrugor.

Deklarata e plotë e policisë

905 leje drejtimi të pezulluara për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, si edhe 1845 masa administrative të vendosura, po për shpejtësi mbi limitin e lejuar.

Në zbatim të planit të masave “Tispol 2020”, për shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, në të gjithë vendin kanë vijuar dhe do vijojnë kontrollet me radar, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë Trucam dhe Petrol, të koaliduar konform normave dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera me radar, nga data 1 janar 2020 e deri mesditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në dyfish mbi normën e lejuar, nga këto:

280 nga Policia Rrugore e Tiranës;

214 nga Policia Rrugore e Durrësit;

135 Policia nga Policia Rrugore e Lezhës;

276 nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore që ka operuar në disa qarqe të vendit, si në Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan e Gjirokastër.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin janë vendosur 1845 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit.

Policia Rrugore do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.