VIDEO/ “Tani i kam të dyja duart”, Florian Marku sfidon çdo rival

schedule09:58 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:58 - 13 Nëntor, 2020

Ka rrënjë dardane nga gjyshi, lindi në Lushnjë dhe po bën namin në Angli. Florian Marku është një nga boksierët shqiptarë më në formë, teksa së fundmi shkatërroi Mweemba që në raundin e parë për vetëm 101 sekonda.

 

Pas ndeshjes Marku i lëshon sfidën gjithë boksierëve të peshave të mesme në Angli, duke i paralajmëruar se mund t’i hedhë në tokë të gjithë.

“Fillimisht dua të them disa fjalë në shqip. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen! Ju kam thënë se unë kur futem në ring jap shpirtin sepse kjo është gjëja që dua më së shumti. Ju përshëndes të gjithëve për përkrahjen.

 

Dua të them diçka edhe për divizionin e peshave të mesme këtu në Angli. Më besoni! Çdo gjë që unë them dhe ndiej, e bëj. Do të hedh në tokë çdo kundërshtar që më sjellin. Deri tani nuk e kisha dorën e djathtë. Tani i kam të dyja duart dhe do shikoni”, u shpreh luftëtari kuqezi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!