Rreth 110 pasagjerë kanë mbërritur në aeroportin e San Francesco di Assisi, nga një udhëtim i planifikuar këtë të dielë nga Tirana.
Të gjithë këta pasagjerë i janë nënshtruar testit ndaj Covid-19.
Fëmijë, të rritur, e të moshuar janë vënë në dispozicion të specialistëve të shëndetit, për t’ju marrë tamponët.
Kjo procedurë e domosdoshme është vendosur nga autoritetet shëndetësore nëvendin fqinj, për të reduktuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.
https://streamable.com/iqqbav
Për këta pasagjerë, të cilët janë ende në pritje të rezultatit të tamponit, do të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në daljen e përgjigjeve të testit, dhe nëse ndokush rezulton pozitiv, atëherë do të duhet të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë.
Pasagjerët kanë qenë të gjithë shumë bashkëpunues dhe asnjë prej tyre nuk krijoi probleme, raporton abcnews.al.
Megjithatë nuk munguan vështirësitë që kishin disa prej tyre për përdorimin e gjuhës italiane.
Pas procedurës, vetëm dy prej shqiptarëve u kthyen pas, pasi kishin mangësi me dokumentacionin.
N.D./abcnews.al