VIDEO/ Surprizat nuk kanë të ndalur, Maroku “hallakat” Belgjikën dhe gjen fitoren e parë në “Katar 2022”

schedule16:02 - 27 Nëntor, 2022

schedule 16:02 - 27 Nëntor, 2022

Botërori i “Katar 2022” mund të konsiderohet fare lehtë si Botërori i surprizave. Pas humbjeve të ekipeve të mëdha si Argjenta dhe Gjermania, tanimë rradhën e pati Belgjika, e cila u mund me rezultatin e pastër 0-2, nga Maroku, duke i dhënë kështu afrikanëve vendin e parë në grupin F.

Ndeshja nisi e shpejtë me Belgjikën e cila u hodh në sulm që nga minuta e parë, por duke mos e shqetësuar, në asnjë moment serioz portierin El Kajoui. Goli i parë do të vinte në minutën e 47’, kur Hakim Ziyech ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga mbi 20 metra lartësi, por pas rishikimit me sistemin VAR, goli u anullua duke lënë të shtangur marokenët.

Pjesa e dytë nisi po njësoj si ajo e para, me Belgjikën në sulm e Marokun në mbrojtje duke i bërë ballë furisë së “djajve”, por gjithçka do të ndryshonte kur Abdelhamid Sabiri të shënonte golin e parë në minutën e 73’, gol i cili ishte po i njëjtë me atë të Ziyech, por këtë herë ishte i rregullt. Maroku i dha goditjen “knock out” në minutën e 92’, ku pas një kalimi të bukur në krahun e djathtë, Hakim Ziyech pason për Aboukhal, i cili nga brenda zonës nuk di të gabojë.

Tanimë, Marokut i duhet të presë përfundimin e ndeshjes Kroaci-Kanada, për të parë se kush do të marrë në dorë “kurorën” e grupit F. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT