Me plot gojë, skuadra e Stuttgart mund të quhet deri më tani, surpriza e Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë arritur të sigurojnë fitoren e 4-t të sezonit nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
“Viktima” e radhës ishte skuadra e Darmstadt, skuadër ku aktivizohet dhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Klaus Gjasula, të cilën e mundën me rezultatin e thellë 3 me 1, në “shtëpinë” e tyre, “MHPArena”.
Pavarësisht rezultatit goli i parë shkoi në favor të miqve, me mbrojtësin e Stuttgart, Dan-Axel Zagadou, që çon gabimisht topin në rrjetën e tij, në minutën e 17’ të sfidës, mirëpo pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi Millot e Guirassy përmbysin gjithçka në minutat 22’ e 32’, ndërsa për të “vulosur” fitoren bindëse mendoi sërish “bomberi” nga Mali, Serhou Guirassy, i cili deri më tani ka shënuar plot 10 gola e ka asistuar 1 tjetër.
Me këtë fitore, Stuttgart kap vendin e parë të Kampionatit, me 12 pikë, 2 më shumë se Bayern Munich e Bayer Leverkusen, të cilët do të ndeshen këtë fundjavë ndaj Bochum e Heidenheim. Ndërkaq, skuadra e Darmstadt mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: