Supertajfuni Bavi ka goditur ishullin Rota, pjesë e Ishujve Mariana Veriore të SHBA-së në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe përmbytje, sipas autoriteteve lokale.
Zëdhënësja e qendrës së operacioneve të emergjencës, Lou Rosario, deklaroi se ishulli po përballet me erëra jashtëzakonisht të forta dhe reshje intensive, ndërsa banorët kanë nisur të raportojnë dëme të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NWS) kishte paralajmëruar më herët se stuhia paraqiste një “situatë kërcënuese për jetën”, duke paralajmëruar për dëme katastrofike.
Rota getting blasted by extreme winds from Typhoon #Bavi’s eyewall. This will be a storm to remember in that part of #CNMI.
📹: Masum Dhali (Facebook; link 🔗 below)#tropicswx #MPwx pic.twitter.com/1P3OdS87Ly
— Vortix (@VortixWx) July 6, 2026
Sipas meteorologëve, syri i supertajfunit kaloi drejtpërdrejt mbi ishullin Rota, me erëra që arritën deri në 180 milje në orë (rreth 290 kilometra në orë), duke e bërë atë një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur zonën.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të vlerësojnë dëmet, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të ishullit, i cili ka rreth 1,500 banorë.
⚠️ Super Typhoon #Bavi has reached an incredible 285 km/h (180 mph), pressure down to 901 hPa.
The typhoon is forecast to directly strike the island of Rota, Northern Mariana Islands in the next few hours. pic.twitter.com/hU7vTTKd44
— Zoom Earth (@zoom_earth) July 5, 2026



