Po luhet takimi mes Paderborn dhe Leipzig dhe kur kanë mbetur vetëm 17 minuta lojë, Klaus Gjasula ka çuar shifrat në 2-3. Mesfushori kuqezi realizoi një gol shumë të bukur për Paderbornin, duke rihapur sfidën.
Në minutën e 73-të, futbollisti shqiptar përfiton nga një pasim nga e majta dhe gjuan menjeherë në hyrje të zonës, duke gjetur trekëndëshin e portës. Ky ishte goli i parë në Bundesligën gjermane për lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit./abcnews.al
Bundesliga
Paderborn – Leipzig 2-3
Gjasula 73’