VIDEO/ Super Mane: Kapitullon Chelsea, gafë fatale e portierit vendas

schedule18:45 - 20 Shtator, 2020

schedule 18:45 - 20 Shtator, 2020

Të luash me një lojtar më pak kundër një “makinerie” të frikshme si Liverpool është tmerrësisht e vështirë. Andreas Christensen la Chelsea me dhjetë lojtarë në minutën e fundit të pjesës së parë të sfidës që po luhet në “Stamford Bridge”, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Sadio Mane.

Pikërisht sulmuesi senegalez ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e pestë të fraksionit të dytë. Aksion fantastik i miqve, Roberto Firminho dhuron një kros të ëmbël nga krahu i djathtë dhe finalizim me kokë i afrikanit.

Mane nuk u ndal dhe dërgoi sërish topin në rrjetë katër minuta më vonë. Gafë fatale e Kepa Arrizabalaga dhe 28-vjeçari përfiton, duke shënuar golin e dytë për kampionët e Anglisë dhe të dytin personal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!