PSG fitoi 5-0 në “Parc des Princes” kundër Angers, duke siguruar lehtësisht kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Francës. Trajneri Pochettino i dha mundësin Kylian Mbappe të pushonte sot.
Le PSG s’impose 5-0 face à Angers et file en demi-finale ! #PSGSCO pic.twitter.com/8y0X8APXnQ
— Coupe de France (@coupedefrance) April 21, 2021
Golin e parë e realizoi Mauro Icardi në minutën e nënte. Sulmuesi argjentinas shfrytëzoi një asist të Draxler dhe kaloi ekipin e Pochettinos në avantazh. Në mesin e pjesës së parë erdhi edhe autogoli i mbrojtësit Vincent Manceau.
Kaq për pjesën e parë, teksa PSG shënoi edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të ndeshjes. Neymar shënoi me kokë në minutën e 65-të, ndërsa tre minuta më vonë pati festë për Mauro Icardin.
Veprim fantastik i Angel Di Marias në zonën kundërshtare, asist me finte dhe finalizim i thjeshtë për Icardin. Sulmuesi argjentinas nuk u ndal dhe në minutën e fundit kompletoi tripletën e tij. /abcnews.al