Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Super Haaland, 4 gola për 11 minuta në Dortmund! Zhbllokohet Liverpool

schedule19:13 - 14 Gusht, 2021

schedule 19:13 - 14 Gusht, 2021

Liverpool në avantazh në Angli, dhe lumë golash në përballjen Dortmund-Eintracht Frankfurt në Bundesliga. Ekipi i Jurgen Klopp po luan në fushën e Norwich (Milot Rashica titullar) takimin e parë të sezonit 2021/2022 të Premier League.

https://streamable.com/br9aux

“The Reds” kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të me anë të Diogo Jota. Sulmuesi portugez mori një asist nga Salah, goditi menjëherë portën dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij.

https://streamable.com/m0o1og

Festival golash në “Signal Iduna Park”, aty ku po përballen Dortmundi dhe Eintracht Frankfurt. Katër gola për 11 minuta, dhe 3-1 për verdhezinjtë vendas. Kapiteni Marco Reus zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të.

https://streamable.com/pccpsa

Miqtë reaguan dhe rikthyen përkohësisht baraspeshën falë autogolit të Felix Passlack, por Thorgan Hazard dhe i zakonshmi Erling Haaland (dhuroi asistet te dy golat e parë) tundën rrjetën kundërshtare brenda dy minutave. /abcnews.al

https://streamable.com/l64rur

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!