Bayern Munchen nuk njeh rivalë në Bundesligë. Djemtë e Flick siguruan fitoren e radhës pas suksesit 5-0 në shtëpi kundër Dusseldorf. Miqtë rezistuan vetëm çerek ore, moment kur Jorgensen shënoi autogol në portën e tij.
Më pas ishte radha e Pavard dhe Lewandowskit për të shënuar, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të trefishtë. Bavarezët shënuan edhe dy gola të tjerë në fillimin e pjesës së dytë. Leva vulosi dygolëshin, ndërsa pati moment feste edhe për talentin Davies.
67 pikë numëron Bayern Munchen pas javës së 29-të dhe kryeson me dhjetë pikë më shumë se Dortmundi ndjekës (luan nesër kundër Paderborn). Ndeshja e radhës është jashtë fushe dhe Bayern do të përballet me Bayer Leverkusen. /abcnews.al