E diel fantastike për Arb Manajn. Sulmuesi dardan realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Balikesirspor përballë Bursaspor. 22-vjeçari përfitoi nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare dhe zhbllokoi takimin në minutën e 35-të.
Lojtari nga Klina tundi rrjetën sërish pas një ore lojë falë një goditje potente, teksa ekipi vendas gjeti edhe golin e tretë katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitore e rëndësishme për Balikesirspor, që i është larguar disi zonës së ftohtë në divizionin e dytë të futbollit turk.
https://streamable.com/g3z3dl
Me dygolëshin e sotëm, Manaj është ngjitur në kuotën e 7 realizimeve sezonale në kampionat (numëron edhe dy asiste). Sulmuesi i Kosovës u transferua te Balikesirspor verën e kaluar dhe po zhvillon një sezon fantastik, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit. /abcnews.al