VIDEO/ Sulmi ndaj policisë në Elbasan, pozicionohet RENEA dhe bën gati snajperat

schedule15:22 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:22 - 24 Shtator, 2020

Forcat RENEA janë dislokuar përballë pallatit por edhe në gjithë katet ku ndodhet banesa e 71-vjeçarit Lefter Zhidri, duke bërë gati edhe snajperat për ndonjë të papritur.

Ndërkohë në zonë ka mbërritur edhe një autoambulancë e cila është e pranishme gjithmonë në ngjarje të ngjashme.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për ABC News ka disa minuta që nuk ka më të shtëna me armë kallashnikov nga 71-vjeçari, por ai ende nuk është vetëdorëzuar.

Duke ju referuar procedurave një negociator i RENEA-s është afruar pranë vendit dhe ka nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohet.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:00 të së enjtes pas një konflikti mes çiftit të bashkëshortëve ky më pas kryefamiljari Zhidri, ka qëlluar drejt forcave të Policisë.

Siç raportohet zona është e mbipopulluar, pranë saj ndodhen biznese dhe banesa të tjera ndërsa ngjarja është në vijim prej më shumë se një orë e gjysmë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!