VIDEO/ Sulmi me tre të vdekur dhe disa të plagosur, momenti kur autori shëtit me armë në qendrën tregtare në Danimarkë

schedule10:25 - 4 Korrik, 2022

schedule 10:25 - 4 Korrik, 2022

Të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kopenhagen kanë lënë të vdekur tre persona. Disa të tjerë janë plagosur, ndërsa tre persona janë shtruar në spital në gjendje kritike, sipas Daily Mail.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme brenda Field’s, një qendër tregtare në kryeqytetin danez. Pamjet e mediave sociale treguan njerëz që vraponin nëpër qendrën tregtare dhe oficerët e zbatimit të ligjit të armatosur rëndë në vendngjarje.

Një 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulmin që shkaktoi panik mes blerësve në qendrën tregtare Field në jug të Kopenhagës.  Shefi i policisë, Soeren Thomassen theksoi se motivi ishte i paqartë dhe ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.

Ndërkohë janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një person i armatosur “shëtiste” nëpër qendrën tregtare në Danimarkë me një pushkë të vendosur mbi supe para se të vriste kalimtarët e pafajshëm.

/abcnews.al