VIDEO/ Nuk ia dolën 6 ditë, ushtria ruse fillon sulmin me raketa ndaj civilëve

schedule08:27 - 1 Mars, 2022

schedule 08:27 - 1 Mars, 2022

Në pritje të një raundi tjetër bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, forcat ruse kanë goditur me raketa një ndërtesë qeveritare. Sulmi me raketa ka ndodhur në qëndër të Kharkiv, sipas një videoje të postuar në Twitter.

Në pamje shihet, ndërtesa duke shpërthyer në flakë, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Deri më tani nuk ka të raportuar për viktima apo të plagosur.

Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime të shumta ajrore gjatë ditëve të fundit. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!