Manchester City siguron fitoren e radhës. “Cityzens” mposhtën në fushën e tyre 2-1 West Ham, dhe ky ishte suksesi i 20-të radhazi në të gjithë kompeticionet. Rekordi absolut i përket brazilianëve të Coritiba, të cilët regjistruan 24 fitore radhazi dhjetë vite më parë.
Një fitore më pak arriti Bayern Munchen në sezonin 2019/2020, ndërsa Real Madrid ngeci në shifrën e 22 fitoreve radhazi në sezonin 2014/2015. Rikthehemi të ndeshja e sotme. Minuta e 30-të solli golin e parë të ndeshjes.
??????????????
Man City secure their 14th straight #PL win#MCIWHU pic.twitter.com/kVn2FSWF0T
— Premier League (@premierleague) February 27, 2021
Kros i bukur i De Bruyne dhe finalizim me kokë i qendërmbrojtësit portugez Ruben Dias. Skuadra mike, që po zhvillon një kampionat shumë të mirë nën drejtimin e David Moyes, ia doli të barazojë ndeshjen dy minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Sulmuesi Antonio autori i golit për West Ham. Kaq për pjesën e parë, teksa City gjeti golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 68-të. Sërish mbrojtësi autori i golit, kësaj radhe John Stones, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të Mahrez.
City menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe siguroi suksesin e 20-të radhazi, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon. 62 pikë në Premier League për ekipin që kryeson dhe distanca me vendin e dytë ka shkuar përkohësisht 13 pikë. /abcnews.al